E hënë, 14 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizNuk ndalet - Anaidi sulmon sërish Gjestin dhe Eglin - Telegrafi

Nuk ndalet – Anaidi sulmon sërish Gjestin dhe Eglin – Telegrafi

Anaid Kaloti ka reaguar sot (e hënë) me një postim të gjatë dhe të drejtpërdrejtë në Instagram, duke shpërthyer sërish ndaj dy ish-banorëve të Big Brother VIP Albania 4, Gjestit dhe Eglit.

Pas një postimi të mëhershëm, ku aludonte për një ngjarje të ndodhur në një hotel dhe kritikonte çiftin që, sipas tij, simulojnë dashuri për vëmendje mediatike, Anaidi u përball me reagime të menjëhershme.

Gjesti i reagoi me një video në rrjete sociale, ku i kërkoi që të mos flasin pa lidhje.

Foto: Screenshot/Instagram

E Anaidi vazhdoi sërish, përmendi ‘fabulën me pesë dëshmitarë’, që sipas tij përfshin Gjestin, Eglin, menaxherin e tyre dhe dy persona të tjerë, duke lënë të kuptohet se diçka më e thellë ka ndodhur pas kuintave – diçka që publiku ende nuk e di.

Ai e cilëson gjithë narrativën e çiftit si të sajuar dhe i akuzon ata për aktrim dhe manipulim të publikut, vetëm për të mbajtur vëmendjen e ndjekësve.

Foto: Screenshot/Instagram

Anaidi shton se në të kaluarën i ka ndihmuar dhe mbështetur, por tani i quan mosmirënjohës.

Në përfundim tha: “Unë kisha parë çifte që putheshin nga telefoni po çifte me bluzë në 2025 vetëm Chat GPT mund të trilloj histori kaq të dobët”.

Foto: Egli & Gjesti/Big Brother VIP Albania 4

Pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë kjo histori mes tyre. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT