E hënë, 28 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Nuk ndalemi derisa ta gjejmë”, vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin në Ujman

“Nuk ndalemi derisa ta gjejmë”, vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin në Ujman

Trupi i 33-vjeçarit që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit ende nuk është gjetur.

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit për Klankosova.tv tha se po kanë problem në lokalizimin e trupit të viktimës, për shkak të thellësisë së liqenit.

“Ka rrymë të madhe të ujit”, shton tutje kjo shoqatë në përgjigjen e tyre.

Derisa, po nga shoqata, thonë se kërkimet nuk do t’i ndalin derisa ta gjejnë trupin e mërgimtarit që erdhi nga Suedia për pushime në Kosovë.

Policia jep detaje për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Ujman

The post “Nuk ndalemi derisa ta gjejmë”, vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin në Ujman appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT