“Nuk kisha frikë të vdisja”, Van der Sar thyen heshtjen pas gati dy vitesh dhe flet për hemorragjinë në tru

"Nuk kisha frikë të vdisja", Van der Sar thyen heshtjen pas gati dy vitesh dhe flet për hemorragjinë në tru

Portieri legjendar i Manchester United, Edwin van der Sar, ka folur në detaje për herë të parë rreth hemorragjisë në tru që pësoi në verën e vitit 2023. Holandezi zbuloi se si ka ndryshuar jeta e tij që atëherë dhe se tani jeton një jetë shumë më të qetë.

Si kujtesë, 54-vjeçari Van der Sar u dërgua me urgjencë në spital në korrik të vitit 2023 pasi pësoi një hemorragji në tru gjatë pushimeve në Split.


Ai kaloi dy javë në kujdes intensiv përpara se të transferohej në Holandë për trajtim të mëtejshëm, ku u shërua me sukses.

Duke folur për mediumin italian Gazzetta dello Sport, Van der Sar kujtoi ato ditë.

“A kisha frikë se mos vdisja? Sinqerisht, jo. Më dhanë ndihmë të menjëhershme; ambulanca më çoi direkt në spital, ku u kujdesa nga mjekët më të mirë. Kur u ktheva në shtëpi, familja dhe fizioterapisti im ishin gjithmonë pranë meje”, ka zbuluar fillimisht holandezi.

Van der Sar theksoi se jeta e tij kishte ndryshuar për mirë.

“Tani jeta ime është shumë më e qetë, ndërsa më parë telefoni im binte vazhdimisht dhe më duhej të merrja vendime të rëndësishme dhe të mbështesja ekipin dhe menaxherin. Tani shijoj kohën me familjen time, duke udhëtuar, duke luajtur padel dhe duke ngarë biçikletën”, përfundoi Van der Sar.

Një karrierë e pasur dhe një transferim i parealizuar

Gjatë karrierës së tij si lojtar, Van der Sar ishte një nga lojtarët kryesorë të gjeneratës së mrekullueshme të Ajaxit në vitet 1990, e cila fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 1995.

Më vonë ai fitoi katër tituj të Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2008 me United, duke arritur statusin legjendar në të dy klubet. Ai luajti gjithashtu për Juventusin dhe Fulhamin, duke fituar Kupën Intertoto me të dy klubet.

Ai u largua nga pozicioni i tij si drejtor i Ajax në fund të majit. Ai kaloi 11 vjet në këtë pozicion në klubin e tij mëmë, duke u larguar dy vjet para përfundimit të kontratës së tij.

Gjatë pjesës më të madhe të qëndrimit të tij, Ajax dominoi ligën e parë holandeze, duke arritur edhe në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në vitin 2018. /Telegrafi/