Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, gjashtë lokale në Tregun e Gjelbër në Prishtinë u përfshinë nga zjarri.
Këtë për Klankosova.tv, e konfirmoi komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi.
Për Klankosova.tv, ka dhënë përgjigje edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se nuk ka të lënduar nga ky incident.
“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>