Nuk ka të lënduar nga zjarri në Kamenicë, vetëm dëme materiale

Nuk ka të lënduar nga zjarri në Kamenicë, vetëm dëme materiale

Klan Kosova ka marrë vesh që në zjarrin në qendrën tregtare në Kamenicë nuk ka të lënduar dhe ka vetëm dëme materiale.

“Më 30.08.2025, Policia e Kosovës në Kamenicë është njoftuar për një rast zjarri që kishte shpërthyer jashtë një objekti tregtar në këtë qytet. Njësitë policore, bashkë me zjarrfikësit, kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin”, ka thënë Policia për Klankosova.tv.

“Sipas hetimeve të para, janë shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar”.

“Ekspertët e zjarrfikësve janë duke punuar për të zbuluar shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit”.

The post Nuk ka të lënduar nga zjarri në Kamenicë, vetëm dëme materiale appeared first on Klan Kosova.