Një veturë është djegur sot në magjistralen Gjilan–Prishtinë, ku fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar.
Sipas Policisë së Kosovës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas raportimit, ndërsa rasti po hetohet për të sqaruar rrethanat e zjarrit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se dëmet materiale në automjet janë të konsiderueshme.
“Policia e Kosovës njësiti nga stacioni policor i Novobërdës kanë dalë më vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se nuk ka persona të lënduar gjersa dëmet materiale janë të konsiderueshme në automjet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i zjarrfikësve. Policia e Kosovës është duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhë rasti”, tha ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


