E diel, 27 Prill, 2025
spot_img
HomeSportNuk ka ”mbret” kur luan me Barcelonën, ”blaugranat” fitojnë Kupën e Mbretit...

Nuk ka ”mbret” kur luan me Barcelonën, ”blaugranat” fitojnë Kupën e Mbretit – Indeksonline.net

00:46 / E Diele, 27 Prill 2025 / Gj. Sh

Barcelona është fituese e Copa del Rey, për sezonin 2024/2025.

Në një spektakel të madh në ”Estadio de La Cartuja” të Sevillas, skuadra katalanase fitoi ”El Clasicon” ndaj Real Madridit, me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me barazim 2-2, derisa skuadra katalanase u shpall kampion pas extra-time.

Barcelona shkoi në pushim me epërsi prej një goli, pasi Pedri shënoi në minutën e 28-të.

Në pjesën e dytë Reali u këndell dhe arriti ta përmbyste rezultatin.

Fillimisht Kylian Mbappe shënoi një supergol në minutën e 70-të nga gjuajtja e lirë.

Shtatë minuta më pas, Aurelien Tchouameni i dha epësinë ”galaktikëve”.

Por Barcelona nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte shifrat në 2-2, me golin e Ferran Torres në minutën e 84-të, duke e çuar ndeshjen në Extra-Time.

Katër minuta pa përfunduar vazhdimet, doli në skenë Jules Kounde i cili shënoi golin më të rëndësishëm në karrierën e tij, atë i cili i solli Barcelonës titullin e Kupës së Mbretit./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT