E mërkurë, 23 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeNuk ka karta për të luajtur, po i pengon negociatat e paqesSinjali

Nuk ka karta për të luajtur, po i pengon negociatat e paqesSinjali

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze për procesin e paqes me Rusinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump u shpreh se deklarata e Zelensky-t se Ukraina nuk do të njohë kurrë pushtimin rus të Krimesë, është “shumë e dëmshme për negociatat e paqes” dhe vetëm sa vështirëson përpjekjet për një marrëveshje mes dy vendeve.

“Krimea u humb vite më parë dhe nuk është më as një pikë diskutimi,” shkroi Trump. Ai shtoi se “jemi shumë afër një marrëveshjeje, por njeriu që nuk ka letra për të luajtur tani, më në fund, duhet ta kryejë atë”.

Trump përfundoi deklaratën duke thënë se mezi pret të ndihmojë në ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund, siç e cilësoi ai, këtij “kaosi të plotë dhe total”, për të cilin tha se nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte ende president.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT