17:00 / E Enjte, 08 Maj 2025 / Gj. Sh
Ka përfunduar pa fitues ndeshja e javës së 33-të e Superligës, mes Ballkanit dhe Dritës.
Kampioni i ri i Kosovës, u ndal me barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.
Ballkani ishte skuadra e parë që kaloi në epërsi, me golin e Sunday Adetunji, në minutën e 16-të.
Golin e barazimit e shënoi Besnik Krasniqi në minutën e 39-të.
Drita me këtë brazim ka 70 pikë si lidere e tabelës dhe kampion i shpallur nga java e kaluar, derisa Ballkani renditet në vendin e dytë, me 58 pikë./IndeksOnline/