Nuk ka fitues në derbi, Roma dhe Juventusi ndajnë pikët – Indeksonline.net

Nuk ka fitues në derbi, Roma dhe Juventusi ndajnë pikët – Indeksonline.net

Skuadra e Romës ka barazuar 1:1 ndaj Juventusit në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A.

Mysafirët ishin të parët që shënuan gol. Locatelli realizoi një eurogol në minutën e 40’të, shkruan Indeksonline

Roma e Ranierit barazoi rezultatin në fillim të pjesës së dytë. Lojtari Shomurdov që u fut në lojë në minutën e 46’të shënoi në minutën e 49’të.

Me këtë barazim, Juventusi shkon në kuotën e 56 pikëve në pozitën e 5-të, kurse Roma 53 pikë në pozitën e 7-të./Indeksonline/

//platform.twitter.com/widgets.js