Nuk janë veç mbetje të bandave kr*iminale e te*rroriste

Aksioni i Policisë dhe ATK-së në veri/ Sveçla: Sundimi i rendit dhe ligjit, qëllimi ynë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka komentuar operacionet policore të dy ditëve të fundit në veri të vendit, ku u zbuluan dhe konfiskuan armë dhe pajisje ushtarake, përcjell KosovaPost.

Sveçla ka thënë se për dy ditë radhazi ka vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit ku në lokacione të ndryshme janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit e uniformave dhe pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave.

“Këto nuk janë thjeshtë mbetje të bandave kriminale e terroriste, por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook.

Ndryshe, Policia e Kosovës brenda dy ditëve të fundit në dy raste të ndara, në Zveçan dhe Zubin Potok ka gjetur dhe konfiskuar, armë, municione, uniforma dhe pajisje ushtarake në veri të vendit.