“Nuk i kemi zgjidhur ende martesat online”, Rama: Divorcet janë më të thjeshta, flas nga përvoja, kam pasur disa

“Nuk i kemi zgjidhur ende martesat online”, Rama: Divorcet janë më të thjeshta, flas nga përvoja, kam pasur disa

Kryeministri Edi Rama foli për martesat online, gjatë prezantimit të Platformës së re Start Up, duke treguar se ende nuk kemi arritur ta zbatojmë në vendin tonë.

Ai u shpreh se martesa mbetet një proces i vështirë, por jo i pamundur. Pas kësaj drejtori Ekzekutiv i William Barnet & Son, Wulliam P. Barnet, i bëri një pyetje Ramës, por për divorcet.


Edi Rama: Nuk e kemi zgjidhur ende problemin e martesave online, kjo është ende një gjë që ende se kemi plotësuar, se duhen dëshmitarët dhe dëshmitarët, por edhe mund ta bëjmë.

Prof. William P. Barnet: Po divorcin online mund ta bëni?

Edi Rama: Besoj fort që divorcet, se unë nga përvoja kam pasur disa, janë më të thjeshta sepse bëhen në whatsapp dhe më pas formatizohen në sallën e gjyqit. Por martesa është pak më e vështirë si proces. Këto janë bekime që gjenerohen nga teknologjia dhe AI na jep oportunitete të reja. /Tch/