Skuadra e Napolit nuk ka fituar në javën e 36-të në Serie A, pasi në “Diego Armando Maradona” barazoi 2:2 ndaj Genoas.
Ishin pikërisht vendasit që shënuan më anë të Romelu Lukakus, shkruan Indeksonline
Golin e barazimit e shënoi Meret (autogol) në minutën e 32’të.
Në pjesën e dytë skuadra e Contes shënoi për 2:1 me anë të Raspadorit.
Kurse, Vasquez shënoi golin e barazimit.
Me këtë pikë, Napoli mbetet lider i Serie A, me 78 pikë, një më shumë se Interi (77)./Indeksonline/