Skuadra e Interit mbrëmë shënoi fitore të çmendur ndaj Barcelonës me shifrat 4:3, duke siguruar finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për sezonin 2024/25.
Trajneri italian, Simone Inzaghi ishte i befasuar nga paraqitja e lojtarit, Frenkie de Jong, shkruan Indeksonline
Ai tha se De Jong ishte një nga më të mirët në fushë, duke përfshi këtu edhe Lamine Yamalin.
“Mund të them se Frenkie de Jong ishte senzacional. Ai është një lojtar i klasit botëror.
“Frenkie më befasoi me nivelin e njëjtë sikur të Lamine Yamalit”, u shpreh Inzaghi
Kujtojmë që Interi sonte e mëson edhe kundërshtarin e finales, pasi luajnë PSG-ja dhe Arsenali./Indeksonline/