Thursday, March 26, 2026
spot_img
HomeLajme“Nuk e ktheva kokën kur i dëgjova krismat”, çka deklaroi Naim Murseli...

“Nuk e ktheva kokën kur i dëgjova krismat”, çka deklaroi Naim Murseli pas aktit të vrasjes së Liridonës?

Po vazhdon senaca gjyqësore ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridona Ademajt.

Para trupit gjykues, Naimi deklaroi se Liridona i kishte kërkuar të ndalje në momentin kritike, për çka tha se e dëgjoi bashkëshorten dhe u ndal, transmeton klankosova.tv.

“Ajo ka thënë ndalu, ndalu, unë u ndala. Vendim i gabuar, po çka me bë”, u shpreh Naim Murseli.

Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku e pyeti të akuzuarin se a e kishte kthyer kokën prapa kur po ikte me fëmijët, për të parë nëse Liridona po i ndiqte nga pas.

“Jo nuk e kam kthyer. Kur e kemi dëgjuar krismën kemi ikur, kam menduar që në drejtim tonë ka gju”, tha Naim Murseli.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në ora 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës. /klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT