Skuadra e Chelseat shënoi fitore minimale 1:0 mbrëmë ndaj Tottenham Hotspur në derbin e javës së 30-të në Premier League.
Heroi i Bluve të Londrës padyshim ishte portieri spanjoll, Robert Sanchez, shkruan Indeksonline
Sanchez bëri një super pritje në minutat e fundit të ndeshjes, duke ia mohuar golin e sigurt lojtarit korean, Son Heung-min.
Robert Sanchez🧤#CHETOT #CFC #Chelsea #THFC #Spurs #COYS #EPL #FPL #PL #PremierLeague
— Premier League Out Of Context (@PL__OOC) April 3, 2025
Pritjen e Sanchezit nuk e besoi dot as mbrojtësi “blu”, Levi Colwill – i cili e kapi kokën pas intervenimit fantastik.
Chelsea me fitoren e mbrëmshme tregoi se është në “luftë” për pozitën e katërt, që siguron pjesëmarrjen direkte në UEFA Champions League për sezonin e ri./Indeksonline/