Rozana Radi ka zbuluar për “Goca dhe Gra” se si i ka ndryshuar jeta pas përfundimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.
Këngëtarja shqiptare u shpreh se jeta i ka ndryshuar për mirë 100 për qind pas daljes nga shtëpia më e famshme.
Po ashtu, ajo ka folur për kritikat që mori nga partneri i saj dhe çfarë i tha ky i fundit për rivalen e saj në lojë, Gerta Gixharin.

“Jeta pas Big Brother ka ndryshuar për mirë, ka ndryshuar 100 për qind. Unë jam një Rozanë tjetër dhe kjo falë Bigut”, u shpreh ajo.
Artistja e njohur tregon edhe për kritikat dhe komplimentet që mori nga partneri pas mbarimit të BBVA.
“’Nuk duhet t’i kishe falur disa njerëz’”, shtoi ajo.
E sa i përket komplimentit, Radi shtoi: “Ti për mua je më e mira”.

“Ka parë Gertën që më ka lënduar dhe pastaj doli ajo që unë i kërkova Gertës për të kënduar një këngë së bashku, më shumë e kishte me Gertën besoj”, tha ndër të tjerash. /Telegrafi/