E shtunë, 31 Maj, 2025
spot_img
HomeLajme"Nuk duhet t’i kishe…”, çka i tha bashkëshorti Rozanës pas daljes nga...

“Nuk duhet t’i kishe…”, çka i tha bashkëshorti Rozanës pas daljes nga BBVA?

Rozana Radi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka ndarë emocionet dhe përjetimet e saj pas përfundimit të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”. Ajo rrëfeu se eksperienca në këtë format televiziv ka pasur ndikim të madh në jetën e saj, duke e ndryshuar atë në shumë aspekte.

“Jeta pas ‘Big Brother’ ka ndryshuar për mirë, ka ndryshuar 100%. Unë jam një Rozanë tjetër dhe kjo falë Bigut,” u shpreh këngëtarja.

E pyetur se çfarë e kishte befasuar më shumë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Rozana tregoi një moment që e preku shumë emocionalisht, duke përmendur edhe një gjest publik nga Rezarta Shkurta.

“Më erdhi shumë mirë për shkrimin që kishte bërë Rezarta në rrjetet sociale. Të dyja jemi rritur dhe me rritjen tonë mendojmë dhe sillemi ndryshe. Do e falënderoj shumë pasi në një moment jo shumë të mirë timin në shtëpi, Rezarta doli dhe vendosi pikat mbi i.”

Në bisedë nuk munguan as komentet për reagimin e partnerit të saj pas përfundimit të spektaklit, si në formë kritike, ashtu edhe mbështetëse.

“‘Nuk duhet t’i kishe falur disa njerëz’. Komplimenti? ‘Ti për mua je më e mira’. Ka parë Gertën që më ka lënduar dhe pastaj doli ajo që unë i kërkova Gretës për të kënduar një këngë së bashku, më shumë e kishte me Gertën besoj”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT