Njohësi i Kushtetutës, Mentor Beqiri, ka thënë se masat e sigurisë nxirren vetëm kur ekziston frika për dëm të pariparueshëm, por sipas tij, një dëm i tillë nuk mund të shkaktohet nga situata aktuale në Kuvend.
“Unë jam i mendimit që masat e sigurisë duhet të vendosen vetëm në ato momente kur ka frikë se mund të shkaktohet një dëm i pariparueshëm”, ka thënë Beqiri në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Unë nuk mendoj se në këtë rast do të shkaktohej një dëm i pariparueshëm, për shkak se nëse partia, subjekti i parë politik, do të dërgonte një emër dhe Presidentja do të vazhdonte me emërimin e tij si mandatar për kryeministër, edhe nëse do të ishte një veprim jokushtetues, Gjykata Kushtetuese do të mund të konstatonte se ai ka qenë një veprim i tillë, dhe ai emërim do të shpallej i pavlefshëm dhe do të anulohej. Por kjo nuk do të përbënte dëm të pariparueshëm”.
“Masa e sigurisë caktohet vetëm në raste kur ekziston frika për dëm të pariparueshëm”.
“Prandaj, mendoj që një masë e tillë sigurie, në këtë moment, nuk ka qenë e nevojshme”.
Sipas Beqirit, pritja që vendimi të merret në fund të muajit është e panevojshme.
“Por është shumë e nevojshme që të merret një vendim sa më shpejt dhe të mos pritet deri më datën 30 shtator.”
The post “Nuk do të kishte dëm të pariparueshëm edhe pa masë të sigurisë”, njohësi i Kushtetutës analizon vendimin e Gjykatës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.