Notat e lojtarëve, KuPS 1-1 Drita:  Dabiqaj më i dalluari te gjilanasit

A shihni vija të drejta apo të lakuara në imazh?

Drita ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj KUPS-it në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Pas një pjese të parë pa gola, gjërat ndryshuan në pjesën e dytë dhe të dyja ekipet shënuan nga një gol.

Ishin vendasit ata të cilët kaluan të parët në epërsi duke shënuar për 1-0 me anë të Piotr Parzysek, para se Albert Dabiqaj të realizonte për të barazuar gjithçka në 1-1 në minutën e 80-të.

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje sipas Sofascore ishte qendërmbrojtësi vendas Ibrahim Cisse me notën 7.8, teksa me notë të lartë u vlerësua edhe mesfushori shqiptar Doni Arifi që mori një 7.5 për ndeshjen që bëri.

Barazim që vlen edhe në euro: Sa e shtoi arkën e Dritës goli i Dabiqajt telegrafi.com

Tek Drita në anën tjetër lojtari më i vlerësuar ishte Albert Dabiqaj i cili u vlerësua me notën 7.3 pas golit të shënuar dhe paraqitjes së mirë në mesfushë.

Me paraqitje të mirë u dallua edhe Raddy Ovouka i cili mori notën 6.9 dhe ishte i pakalueshëm në mbrojtje.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve: