Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Sllovenisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
‘Dardanët’ zhvilluan një paraqitje mjaft të zbehtë, duke mos arritur që të rrezikojë seriozisht në asnjë moment portën e Jan Oblak.
Lojtari më i vlerësuar tek Kosova në këtë ndeshje sipas Sofascore ishte Albian Hajdari i cili mori notën 7.7.
Me paraqitje tejet pozitive u vlerësua edhe Arijanet Muric i cili mori notën 7.5 falë disa pritjeve fantastike që ia mohuan golin sllovenëve.
Lojtarë të tjerë me nota pozitive ishin edhe Florent Muslija me 7.4 dhe Mërgim Vojvoda me 7.1.
Në ndërkohë lojtari më i mirë i ndeshjes u vlerësua qendërmbrojtësi Vanja Drkusic, i cili u vlerësua me notën 7.8.
Dështimi i ndeshjes doli të jetë Svit Seslar i Sllovenisë me një notë prej vetëm 6.2.
Notat e lojtarëve tjerë të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/