Notat e lojtarëve, Barcelona 1-2 PSG: Shkëlqejnë të rinjtë e Luis Enriques

Notat e lojtarëve, Barcelona 1-2 PSG: Shkëlqejnë të rinjtë e Luis Enriques

Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Barcelonës në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Kampionëve.

Serinë e golave e hapi fillimisht Barcelona, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 19-të me anë të Ferran Torres.


PSG-ja u kundërpërgjigj në minutën e 38-të duke barazuar shifrat në 1-1 përmes Senny Mayulus, para se Goncalo Ramos të realizonte golin e fitores në minutën e 93-të për 2-1.

Lojtari më i mirë në këtë sfidë sipas Sofascore ishte qendërmbrojtësi mysafir Ilya Zabarnyi, i cili u vlerësua me notën 7.7.

Me nota të larta u dalluan gjithashtu edhe Nuno Mendes (7.6), Senny Mayulu (7.5) dhe Achraf Hakimi (7.1).

Dështimi i ndeshjes doli të jetë Jules Kounde i cili pati një paraqitje jo të nivelit të kënaqshëm, duke u vlerësuar me notën 6.0.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:

/Telegrafi/