Federata e Xhudos ka njoftuar për fillimin e Kupës Evropiane për senior në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit gara do mbahet prej 20-21 shtator 2025, ku pritet pjesëmarrja e rreth 300 garuesve nga 30 shtete, transmeton Klankosova.tv.
E bukura e kësaj është se për herë të parë kampionia olimpike Nora Gjakova do debutoj si trajnere në një garë ndërkombëtare.
Kosovën do ta përfaqësojnë: Dardan Cena (-73kg), Anes Veseli (-90kg), Shpati Zekaj (-100kg).
Dardan Cena garon nesër me 20 shtator, ndërsa Anes Veseli dhe Shpati Zekaj garojnë me 21 shtator.
The post Nora Gjakova debuton si trajnere në Kupën Evropiane të Xhudos në Shkup appeared first on Klan Kosova.