Noizy thumbon sërish Mozzikun, tregon orën Richard Mille

news image

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka rikthyer sërish vëmendjen me një postim të fundit në Instagram, duke ndezur aludimet për një tjetër thumb ndaj Mozzik-ut.

Minuta më parë, ai ndau në Instastory një foto të një ore luksoze të markës prestigjioze “Richard Mille”, një prej brendeve më të shtrenjta në botë.

Ky veprim vjen pas disa postimeve të mëhershme ku Noizy ka thumbuar në mënyrë indirekte Mozzik-un, duke lënë të kuptohet se orët që ky i fundit mban mund të mos jenë origjinale.

Për momentin, Mozzik nuk ka reaguar ndaj këtyre postimeve, por përplasjet mes dy reperëve vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale dhe në mediat rozë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/