Noizy ‘thumbon’ Mozzikun për orën 1 milionë e gjysmë: Ka shku boti n’dyqan gjasmë e mora

news image

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka reaguar me humor pas lajmeve për blerjen e një ore luksoze nga reperi kosovar, Mozzik.

Mozzik bëri me dije se kishte investuar 1.5 milionë euro për orën e tij, por një incident në Doganën e Kosovës bëri që të dy orët e tij, me vlerë mbi 2 milionë euro, të sekuestrohen.

Noizy, përmes postimeve në Instagram, ka ironizuar me situatën duke treguar stilin e tij të veçantë:

Nuk do të gënjej, përpjekja ishte e çmendur. Ka shku boti në dyqan gjasmë e mora. 2 milionë euro ja dhash shitësit shpejt dhe dola. Kaq ishte, isha i mërzitur, nuk kam asnjë ndjenjë të keqe”, ka shkruar reperi shqiptar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/