Noizy ironizon me Mozzikun, me postime tallëse për orët luksoze

Noizy ironizon me Mozzikun, me postime tallëse për orët luksoze

Reperi i njohur Noizy ka reaguar me ironi ndaj çështjes së orëve luksoze të reperit Mozzik, duke publikuar një sërë postimesh tallëse në rrjete sociale.

Ditë më parë, Mozzik bëri bujë në media pas publikimit të një fotografie nga dyqani luksoz i orëve Richard Mille, duke njoftuar për blerjen e një ore nga ky brenda.


Kjo ngjarje duket se ka qenë shkak për reagimin ironik të Noizyt, i cili përmes disa postimeve në Instagram, ka komentuar me humor situatën.

roar-assets-auto.rbl.ms

“Ka bërë foto….. [dhe qesh më pas”, dëgjohet Noizy të thotë në një audio-incizim gjatë një bisede me një person të paidentifikuar.

“Si i tha ho boma 1 foto me këtë librin. Ne ne këto 2 milionë euro se i kisha në xhep ene të iki unë se kam punë”.

Foto: Noizy / Instagram

“Kështu ka qenë historia e vërtetë. Ka shku në dyqan, ju dha atyne 2 milion shpejt e shpejt. Ka dalë nga dyqani. Është ‘kthy’ prap, [duke i thënë]: “Ma jepni pak orën se harrova ta marrë”, ka thënë ai tutje duke e elaboruar më shumë skenarin e tij.

Foto: Noizy/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë se Mozzik është bërë pjesë e lajmeve pas bllokimit të dy orëve luksoze nga autoritetet doganore në Aeroportin e Prishtinës. Bëhet fjalë për një orë Richard Mille dhe një Rolex, me një vlerë totale mbi 1.3 milionë euro. Sipas Doganës së Kosovës, aksesorët nuk ishin deklaruar në hyrje të vendit, çka ka çuar në sekuestrimin e tyre.

Foto: Noizy / Instagram

Aktualisht, orët ndodhen në posedim të njësive doganore, deri në një vendim të mëtejmë nga Prokuroria.

Foto: Mozzik / Instagram