Sot është një ditë e veçantë për reperin e njohur shqiptar, Noizy, i cili feston 39-vjetorin.
Dhe si gjithmonë, reperi ka zgjedhur ta shënojë këtë ditë me stil, duke lansuar koleksionin më të ri të brendit të tij të suksesshëm, Illyrian Bloodline.
Urimet për ditëlindje nuk munguan, por ndër më të veçantat ishte ai i Loredanës, e cila ndau një foto të tyre dhe shkroi: “Gëzuar ditëlindjen Noizy, jam me të vërtetë e bekuar që të kam në jetën time”. Një dedikim i ndjerë që menjëherë mori vëmendje të madhe në rrjete sociale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!