E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeNobeli për Paqen, e bija e Maria Corina Machado merr çmimin në...

Nobeli për Paqen, e bija e Maria Corina Machado merr çmimin në vend të së ëmës

E bija e Maria Corina Machado, fituesja e çmimit Nobel për Paqen, ka deklaruar se e ëma është e vendosur të jetojë në një Venezuelë të lirë dhe nuk do të heqë kurrë dorë nga ky synim.

Deklaratën, Ana Corina Sosa e ka bërë teksa ka tërhequr çmimin në vend të lideres së opozitës së vendit latin.

Gjatë ceremonisë, përfaqësuesit e Institutit të Nobelit deklaruan se Machado ishte e sigurt dhe se do të udhëtonte drejt Oslos, por e kishte të pamundur të ndodhej në kryeqytetin e Norvegjisë në orën 12 të së mërkurës, kur do të bëhej dhe dorëzimi i çmimit.

Instituti e vlerësoi Machadon për betejën e saj për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor të Venezuelës nga diktatura në demokraci.

Në momentin e pranimit të çmimit, vajza e saj mbajti edhe një fjalim të shkruar nga vetë Machado. Fillimisht ajo foli për impaktin personal që kanë pasur aktivitetet e së ëmës, nisur nga fakti që nuk shihen prej 2 vitesh.

Machado jeton e fshehur që prej zgjedhjeve të kontestuara të Venezuelës në korrik të vitit 2024. “Dhe teksa pres momentin kur do ta përqafoj dhe do ta puth, mendoj për vajzat dhe djemtë e tjerë që nuk i shohin dot nënat e tyre”, tha Ana.

Duke cituar fjalët e së ëmës, ajo i tha audiencës se, venezuelianët do të përqafohen sërish, do të dashurojnë sërish dhe do të mbushin rrugët e vendit me muzikë dhe të qeshura.

Sesioni i mbajtur në Bashkinë e Oslos, ku ishin të pranishëm edhe anëtarë të familjes mbretërore norvegjeze, i dhuroi vajzës një raund të gjatë duartrokitjesh dhe ovacionesh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT