Sulmuesi francez, Christopher Nkunku pritet të largohet nga Chelsea në fund të sezonit.
Lëndimet e shumta dhe ngritja në karrierë e Cole Palmerit, bën që francezi të ketë një ndikim të ulët te “Blutë” e Londrës.
Gjatë merkatos së janarit, francezi kishte oferta nga Bayern Munichu dhe Manchester Unitedi, por pa arritur ndonjë marrëveshje.
Nkunku, ju kishte bashkuar Chelseat në vitin 2023 nga RB Leipzig dhe gjatë këtyre viteve ka arritur të bënte 56 paraqitje dhe ka shënuar 17 gola./IndeksOnline/