E enjte, 1 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeNjohja e një shteti palestinez, diskutim mes Britanisë dhe Francës

Njohja e një shteti palestinez, diskutim mes Britanisë dhe Francës

Britania e Madhe është duke zhvilluar bisedime me Francën dhe Arabinë Saudite për njohjen e një shteti palestinez në një konferencë që pritet të mbahet në muajin qershor, nën organizimin e Parisit dhe Riadit.

Lajmi është konfirmuar nga sekretari britanik i Jashtëm, David Lammy, i cili foli për herë të parë për një bashkëpunim të tillë me Francën lidhur me procesin e njohjes së Palestinës si shtet.

Lëvizja, nëse realizohet, do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm diplomatik nga dy anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, ajo mbetet e ndërlikuar si shkak edhe i qëndrimit kundërshtues të Izraelit dhe mungesën e një qartësie rreth propozimeve konkrete që Franca po përgatit për konferencën.

Duke folur para Komitetit të Jashtëm të Parlamentit britanik, Lammy theksoi se Britania synon veprime që sjellin ndikim të vërtetë në terren dhe jo gjeste simbolike.

Ai vuri në dukje se njohjet e fundit të shtetit palestinez nga vende si Spanja, Norvegjia dhe Irlanda nuk kanë prodhuar ndryshim real në situatë.

“Askush nuk ka veto se kur e njeh Britania atë shtet palestinez… Ne gjithmonë kemi thënë se njohja nuk është një fund në vete dhe ne preferojmë njohje si pjesë e një procesi drejt dy shteteve”, u shpreh Lammy.

Ai konfirmoi gjithashtu përfshirjen aktive të Britanisë në diskutimet me Francën dhe Arabinë Saudite.

“Presidenti francez Emmanuel Macron ka pasur shumë të thotë rreth kësaj, më së fundi, bashkë me sauditët, dhe sigurisht ne jemi në bisedime me ta në këtë moment”, tha ai.

Ideja e organizimit të konferencës mori hov pas një vizite të presidentit Macron në Egjipt më 9 prill, ku ai deklaroi se Franca me shumë gjasë do të njohë shtetin palestinez në qershor.

Më vonë, Macron qartësoi se ky hap do të synojë “të nxisë një seri të njohjeve të tjera… duke përfshirë edhe njohjen e Izraelit nga shtatë që nuk e njohin tani”.

Aktualisht, mbi 160 vende e kanë njohur Palestinën si shtet, por për Britaninë, njohja mbetet një mjet për të nxitur një proces politik të qëndrueshëm, jo një qëllim më vete.

Në vijim të përpjekjeve diplomatike për një zgjidhje të qëndrueshme, Lammy përmendi edhe kontaktet e fundit me Katarin, ku nënvizoi se një marrëveshje afatgjatë për Gazën do të kërkojë largimin e Hamasit nga pushteti. “Duhet të ketë një demilitarizim të plotë i ngjashëm me atë që ka ndodhur pas marrëveshjes së Premtes së Mirë në Irlandën Veriore”, theksoi ai.

Ndërkohë, ai shprehu shqetësimin e tij për bllokadën izraelite në Gaza, duke e quajtur atë “të tmerrshme”, por nuk propozohet ende ndonjë masë konkrete nga ana e Londrës. “Bllokada është e tmerrshme, vuajtja është e madhe, nevoja është shumë e madhe, humbja e jetëve është ekstreme”, u shpreh Lammy.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT