Sunday, March 29, 2026
spot_img
HomeLajmeNjohja e dokumenteve: Vendimi i Supremes, lumturon pensionistët (VIDEO)

Njohja e dokumenteve: Vendimi i Supremes, lumturon pensionistët (VIDEO)

Dije shkriu më shumë, por diplomat nuk i bënë punë, e madje as nuk u veçua si i tillë.

Meleq Ymeri nga Dragashi për gati një dekadë e gjysmë, mori pension për kategorinë e  shkollës së mesme. Kjo, sepse fakultetin e kishte perfunduar 9 muaj më vonë nga data që e percaktoi udhëzimi administrati i 2015-tës.

Paragrafi 5 i nenit 5, kufizoi vlefshmërinë e diplomave, duke njohur vec ato që janë marrë para 1 janarit të vitit 1991.

Këto ditë Gjykata Supreme vendoi ta shpallë të paligjshëm këtë nen, duke u njohur edhe dokumentet e marra pas 91-tës.

Edhe Lidhja e Pensionistëve e duartokiti aktgjykimin e Supremes, duke thënë se të moshuarit iu nënshtruan siç thonë kësaj padrejtësie. Nw  gjykatë nuk kishin shpresuar.  Një vendim i tillë po konsiderohet se do të duhej të merrej shumë më herët.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT