Njoftim me rëndësi nga Policia e Kosovës: Rregulla të reja për hyrje/dalje në BE nga 12 tetori

Njoftim me rëndësi nga Policia e Kosovës: Rregulla të reja për hyrje/dalje në BE nga 12 tetori

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga data 12 tetor 2025 do të hyjë në fuqi Entry/Exit System (EES) – një sistem i ri digjital i Bashkimit Evropian për regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve të udhëtarëve.

Ky sistem vlen për të gjithë shtetasit jo-BE, përfshirë qytetarët e Kosovës, të cilët udhëtojnë drejt vendeve të zonës Schengen.


Çfarë ndryshon?

Nuk do të ketë më vula në pasaportë – regjistrimi do të kryhet në mënyrë digjitale.

Do të regjistrohen automatikisht hyrjet dhe daljet nga BE.

Sistemi do të përfshijë gjurmët e gishtërinjve dhe fotografinë e secilit udhëtar.

Policia apelon për kujdes dhe informim të hershëm nga qytetarët, në mënyrë që procesi i kalimit kufitar të jetë më i shpejtë dhe pa vonesa.

Ky ndryshim është pjesë e masave të reja të BE-së për siguri më të lartë dhe menaxhim më efikas të kufijve.

Mëso më shumë këtu: 👉 https://travel-europe.europa.eu/