Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka njoftuar se njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë jashtë funksionit në mënyrë të paplanifikuar gjatë orëve të para të ditës së sotme, rreth orës 00:30.
Sipas njoftimit në Facebook, ndërprerja është shkaktuar si pasojë e luhatjeve në sistemin elektrik, çka ka aktivizuar sistemin mbrojtës të gjeneratorit dhe ka shkaktuar ndërprerjen automatike të zgjueses, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, KEK-u ka informuar se edhe njësia A5 e të njëjtit termocentral është ndalur më 18 qershor 2025, në ora 00:02, pas vërejtjes së një humbjeje të ujit në kaldajë. Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në funksion, vendimi për ndërprerjen e punës u mor për të shmangur ndonjë avari më të madhe.
The post Njësitë e Termocentralit “Kosova A” jashtë funksionit, KEK njofton për ndërprerje dhe remont appeared first on Klan Kosova.