Njësia e Trafikut në Pejë edukon mbi 1 mijë nxënës për sigurinë në trafik

Njësia e Trafikut në Pejë edukon mbi 1 mijë nxënës për sigurinë në trafik

Në kuadër të projektit “Siguria në trafik”, Njësia Rajonale e Trafikut ka zhvilluar ligjërata vetëdijesuese në shkollat e rajonit të Pejës, me fokus në njoftimin dhe sensibilizimin e nxënësve për respektimin e rregullave të komunikacionit dhe parandalimin e aksidenteve.

Ligjëratat janë mbajtur në gjithsej 11 shkolla, ku morën pjesë 1,033 nxënës. Përmes tyre, policia synon të ndërgjegjësojë brezat e rinj mbi rëndësinë e sigurisë në rrugë dhe respektimin e normave të trafikut, përcjell Telegrafi.


Ky aktivitet është pjesë e planifikimeve operative dhe planit të veprimit për sigurinë në trafik, i cili do të vazhdojë të zbatohet edhe përmes formave të tjera në terren.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e angazhuar në promovimin e një kulture më të lartë të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, duke e parë edukimin e hershëm si çelës për sjellje të përgjegjshme në komunikacion. /Telegrafi/