E hënë, 23 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/njesia-a5-e-tc-kosova-a-rikthehet-ne-operim/Njësia A5 e TC Kosova A rikthehet në operim - Klan Kosova

https://klankosova.tv/njesia-a5-e-tc-kosova-a-rikthehet-ne-operim/Njësia A5 e TC Kosova A rikthehet në operim – Klan Kosova

Korporata Energjike e Kosovës ka njoftuar se njësia A5 e Termocentralit Kosova A është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 10:03 të mëngjesit, duke shënuar rikthim në operim.

Lidhur me këtë, KEK sqaron se shartimi i çdo njësie prodhuese, përfshirë njësinë A5 këtë mëngjes (nga ku doli tym i madh i zi), është një proces kompleks dhe teknikisht i domosdoshëm, që zakonisht zgjat 3–4 orë.

“Gjatë kësaj faze fillestare, për shkak të natyrës teknologjike të djegies – që fillimisht bëhet me naftë, e më pas, kur arrihet temperatura e nevojshme, me linjit – mund të ketë rritje të përkohshme të emetimeve nga oxhaqet”, njofton KEK-u përmes një komunikate për media, transmeton Klankosova.tv.

Sipas KEK-ut, kjo është një dukuri e zakonshme dhe teknologjikisht e pashmangshme në të gjitha termocentralet e këtij lloji, brenda dhe jashtë vendit.

“Një nga pasojat e mafisë energjetike”, thotë Bajrami për tymin e zi te Kosova A

The post Njësia A5 e TC Kosova A rikthehet në operim appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT