Pos majës së Goleshit që tashmë është nën flakë, një zjarr ka shpërthyer edhe në një zonë tjetër të fshatrave të Drenasit, bëhet fjalë për Arllat dhe Gjurgjicë.
Klankosova.tv ka kontaktuar zjarrfikësit atje që ishin duke shkuar në vendin e ngjarjes për të intervenuar.
Nga zjarrfikësit në Drenas është theksuar se gjatë tërë ditës kanë intervenuar në 4 apo 5 zona që kishin shpërthyer zjarret në këtë komunë. /Klankosova.tv
The post Një zonë e fshatrave Arllat dhe Gjurgjicë përfshihet nga zjarri appeared first on Klan Kosova.