Një Wrangler 4xe thuhet se humbi 30 mijë dollarë në vlerë – vetëm për shkak të një aksidenti të vogël

Një Wrangler 4xe thuhet se humbi 30 mijë dollarë në vlerë – vetëm për shkak të një aksidenti të vogël

Një Jeep Wrangler Sport S 4xe i vitit 2024 u shit së fundmi në ankand për vetëm 32,750 dollarë.

Dhe bëhet fjalë për një çmim shitjeje që është pothuajse gjysma e çmimit të tij fillestar prej 60,840 dollarësh.


Vetura, e pajisur me opsione luksoze dhe sistem të avancuar teknologjik, kishte vetëm 4,300 milje (6,920 km).

Por një aksident i vogël i mëparshëm, edhe pse i riparuar dhe kryesisht kozmetik, ndoshta ishte ai që ndikoi në uljen e vlerës.

Megjithatë, Wrangler 4xe mbetet një nga hibridet më të njohura në SHBA dhe blerësi i ri duket se përfitoi një zbritje të konsiderueshme. /Telegrafi/