Një vit pas vdekjes së Liam Payne, familja e tij dhuron para për fëmijët e sëmurë

Një vit pas vdekjes së Liam Payne, familja e tij dhuron para për fëmijët e sëmurë

Në kujtim të këngëtarit Liam Payne, i cili vdiq tragjikisht tetorin e kaluar, janë mbledhur pothuajse 290 mijë euro për të ndihmuar fëmijët me kancer.

Familja e tij bëri thirrje për donacion në funeralin e yllit të mbajtur në nëntor të vitit të kaluar, raporton The Sun.


Fondet e mbledhura do të ndihmojnë në financimin e një njësie në spitalin ‘Great Ormond Street’ të Londrës.

Liam Payne

Payne vdiq në moshën 31 vjeçare pas një rrëzimi në Buenos Aires më 16 tetor të vitit të kaluar.

Edhe pse shuma e dukshme publikisht në faqen e donacioneve të JustGiving është 39,400 euro, shuma totale e donacioneve ka arritur në pothuajse 290 mijë euro.

Liz Tait, drejtoresha e spitalit për mbledhjen e fondeve, shprehu mirënjohjen e saj.

“Jemi thellësisht të prekur nga bujaria e treguar ndaj spitalit në kujtim të Liamit. Çdo donacion na ndihmon të bëjmë një hap tjetër drejt bërjes një qendër kryesore botërore për kancerin e fëmijëve, një vend shprese që do të ndihmojë në formësimin e së ardhmes së kujdesit ndaj kancerit të fëmijëve dhe do të shpëtojë më shumë jetë. Është një trashëgimi e qëndrueshme që do të bëjë një ndryshim për brezat”.

Payne ishte i njohur për anën humanitare gjatë jetës. Ai dikur dhuroi rreth 11 mijë euro brenda një nate për fëmijët e sëmurë. /Telegrafi/