E diel, 20 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeNjë vit nga vrasja e Faton Hajrizit

Një vit nga vrasja e Faton Hajrizit

Sot janë bërë një vjet që nga vrasja e Faton Hajrizit në afërsi të Loznicës të Serbisë.

Hajrizi në atë kohë ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës, derisa pati vetëm 13 ditë i pati në “liri” pas arratisjes së tij për herën e nëntë nga burgu, transmeton Klankosova.tv.

Hajrizi dyshohet se e vrau një polic serb dhe një tjetër e plagosi, në orët e para të 18 korrikut në Loznicë, e gjatë arratisjes së tij ai gjeti dhe vdekjen.

Rikthimi i turpit të Fatonit në Kosovë, ishte sfiduese, pasi shtetit serb e mbajti atë pa lejuar as familjen e tij ta shihte.

Më 11 gusht, trupi i pajetë i Fatonit u varros në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt, e që një vit më pas, sipas një lexuesit të Klankosova.tv, varri i tij u rregullua dhe sot pritet që të përkujtohet në njëvjetorin e vrasjes.

The post Një vit nga vrasja e Faton Hajrizit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT