Një veturë përplaset me motokultivator, dy të lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën Ferizaj–Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj–Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime”, ka thënë Ahmeti.

Ajo njoftoi se në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një motokultivator.

“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një veturë dhe një motokultivator. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka deklaruar ajo.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut rajonal po merret me rastin.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, shtoi Ahmeti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/