Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë kryesore mortore për Papa Françeskun, e cila u mbajt në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti bashkë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, bënë homazhe pranë arkivolit të Papa Françeskut, duke nderuar jetën dhe veprën e tij.
“Kryeministri dje përcolli mesazhin e tij ngushëllues në librin elektronik të ngushëllimeve të Ambasadës së Italisë në Kosovë”.
Në këtë mesazh, Kurti theksoi vlerat e larta që përfaqësonte Papa Françesku: “Në mesazhin e tij, kryeministri u shpreh se Papa Françesku do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur, i mbushur me dashuri, dhembshuri dhe humanizëm social, dhe se ai e udhëhoqi Kishën Katolike me një zemër të hapur, me fjalë paqeje dhe vepra drejtësie dhe përkujdesjeje për të varfrit dhe të margjinalizuarit”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);