E enjte, 24 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeNjë turiste me probleme shëndetësore alarmon ShKShMK-në, nis operacioni për t’i ndihmuar

Një turiste me probleme shëndetësore alarmon ShKShMK-në, nis operacioni për t’i ndihmuar

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar një thirrje për ndihmë nga një turiste e cila ka probleme shëndetësor dhe gjendet në rajonin e Milishevcit në Bjeshkët e Nemuna.

Në njoftimin e këtij shërbimi, thuhet se një ekip i shpëtuesve malor nga stacioni i Pejës ka lokalizuar vendodhjen e saj dhe do të kujdeset për t’i dhënë ndihmën e parë, përcjell Klankosova.tv.

“Numri kujdestar i thirrjeve urgjente i ShKShMK-së sapo ka pranuar një thirrje për ndihmë nga një turiste e cila ka probleme shëndetësor edhe gjindej në rajonin e Milishevcit në Bjeshkët e Nemuna/RKS”.

“Një ekip i shpëtuesve malor nga stacioni i Pejës ka lokalizuar vendodhjen e saj dhe do të kujdeset për ti dhënë ndihmën e parë dhe evakuuar në qendrën mjekësore më të afërt”, thuhet tutje në njoftim.

The post Një turiste me probleme shëndetësore alarmon ShKShMK-në, nis operacioni për t’i ndihmuar appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT