Vonë e kishte kuptuar se ishte shqiptare – por thellë, në çdo damar të saj, e ndiente që ishte një shqiponjë e vërtetë.
Sot, Amina Nuraj është një nga zërat më të fuqishëm për të drejtat e shqiptarëve në Sanxhak: arkiviste e historisë, e dhimbjes dhe e krenarisë kombëtare.
Në një intervistë pa doreza për emisionin KREJT KAPAK me Milotin në Klan Kosova, ajo zbulon se tashmë është edhe nuse e Kosovës.
“Po, jam fejuar në Mitrovicë, mirëpo nuk kam ndërmend të ndal asnjë aktivitet timin në Novi Pazar dhe Sanxhak”, u shpreh ajo.
Amina flet edhe për monitorimin dhe presionin nga policia serbe, që nuk përfshin vetëm atë, por pothuajse gjithë familjen e saj.
“Jemi të përcjellë gjatë gjithë kohës… në kufi gjithmonë më ndalin, më mbajnë me orë të tëra”, deklaroi Amina.
Për gjithçka tjetër, ndiqeni bisedën me të:
The post Një shqiponjë në Sanxhak: Amina Nuraj nuk dorëzohet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.