Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeLajme“Një Salë tjetër mbi supet e mia”, mbesa e Jasharëve thotë se...

“Një Salë tjetër mbi supet e mia”, mbesa e Jasharëve thotë se emri i saj e motivon çdo ditë (VIDEO)

Mbesa e Adem Jasharit, Sala Jashari, ka dhënë një rrëfim të veçantë në “Weekend” në Klan Kosova për Prekazin Legjendar, ku qëndresa dhe guximi i familjes Jashari u bënë simbol i lirisë së Kosovës.

Sala Jashari tregon se emri i saj nuk është thjesht një emër, ai mbart një përgjegjësi të madhe dhe një trashëgimi të fuqishme.

Ajo shprehet se ndihet e fuqishme çdo herë që mendon për emrin e saj, i cili e kujton për guximin e një heroine dhe sakrificën e familjes së saj.

Dhe shton se ky emër i jep motiv dhe frymëzim për të dhënë më shumë për vendin dhe për Prekazin Legjendar.

“Është një ndjenjë shumë e veçantë, jam rritur duke kujtuar, që në momentin kur Sala hyn në çfarëdo lloj hapësirë nënkupton që kam edhe një Salë tjetër shumë më të fuqishme, shumë më luftarake, një heroinë të atdheut në supet e mia. Është përgjegjësi e madhe, por është motivi dhe frymëzimi im për të bërë e dhënë më shumë për vendin tim”, tha Jashari, transmeton Klankosova.tv

Sala Jashari ndër tjerash theksoi rëndësinë historike dhe emocionale të Prekazit, duke e përshkruar atë si një vend ku bashkohen historia, kujtimi dhe amaneti i dëshmorëve.

“Prekazi është shtëpia e të gjithë shqiptarëve. Është një vend ku takohen, historia, kujtimi dhe amaneti i dëshmorëve tanë. Historia dhe mënyra siç jemi rritë, në rrethana të jashtëzakonshme në kushte jo shumë të mira, ka treguar se edhe në këto momente munden me dalë heronj dhe heroina të këtij vendi”, tha ajo.

Përmes kujtimeve dhe rrëfimeve të familjes, Sala ndjen krenari dhe dhimbje, por edhe një përgjegjësi për të transmetuar historinë te brezat e rinj.

“Faktin që ushtria serbe nuk ka lënë as edhe fëmijë që të dalin të gjallë nga lufta në Kosovë. Ne në familje e kemi Blerimin, që ka qenë ende pa i bërë 6 vjeç që tregon idenë dhe mizorinë dhe idenë që serbët ta shpërndajnë frikën dhe të largojnë të gjithë shqiptarët nga trevat tona. Shqiptarët dhe familjet tona kanë luftuar vetëm e vetëm për atdheun dhe familjen e tyre.

“Në familjen tonë nuk është shprehi të flasim për ndjenjat dhe ndjesitë, është dhimbje e freskët por edhe krenari. Kjo histori është udhërrëfyese për ne sot. Në që jemi të gjallë, që trashëgojmë emrat e tyre, është mënyrë e mirë që t’u tregojmë që ne jetojmë për ta”, përfundoi Sala Jashari në “Weekend” në Klan Kosova.

Ndiqeni emisionin për më shumë deteje:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT