Një prind me shpenzime vetjake lyen klasën e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë

Një prind me shpenzime vetjake lyen klasën e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë

Vetëm një ditë pasi nisën vitin e ri shkollor, nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë u përballën me probleme të kanalizimit dhe kushte të rënda infrastrukturore.

Situata çoi madje edhe në një protestë simbolike nga vetë nxënësit.


Përveç kanalizimit, gjendja brenda shkollës lë shumë për të dëshiruar. Muret e dëmtuara dhe klasat e amortizuara janë dëshmi e kushteve të papërshtatshme për mësim.

Në këtë situatë, një prind vendosi të ndërhyjë vetë. Rrahim Latifi, prindi i një nxënësi të klasës së parë, mori iniciativën për të rikonstruktuar një nga klasat.

Me mjete vetanake dhe me angazhimin e tij si mjeshtër, ai e lyeu dhe e rinovoi tërësisht klasën e mësimit, duke i dhënë një pamje krejtësisht të re.

Ky gjest ka fituar vlerësimin e prindërve të cilët theksojnë se shkollat kanë nevojë për kujdes institucional dhe mbështetje më të madhe për të ofruar kushte dinjitoze për fëmijët./Telegrafi/