Banorët e rrugës “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, kanë mbetur pa rrymë që nga mbrëmja e së mërkurës.
Lexuesit e Klankosova.tv kanë treguar se ndërprerja e energjisë elektrike ka ndodhur nga ora 22:00.
Lidhur me këtë rast detaje kanë dhënë nga KEDS.
Zëdhënësi Lulzim Krasniqi, tha për Klankosova.tv se ekipet po punojnë për ta rikthyer furnizimin normal me energji elektrike.
“Kemi informacion se ka pasur dëme tek një transformator dhe te disa kabllo elektrike. Për këtë arsye, një pjesë e Ferizajt janë pa rrymë”, tha Krasniqi.
“Që nga mbrëmë ekipet kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për ta rregulluar prishjen. Po mundohemi që në afat sa më të shpejt që ta kthejmë furnizimin me rrymë”, deklaroi ai për Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>