E mërkurë, 18 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/nje-pjese-e-bibliotekes-ervin-szabo-ne-budapest-merr-emrin-e-ibrahim-rugoves/Një pjesë e bibliotekës “Ervin Szabó” në Budapest merr emrin e Ibrahim...

https://klankosova.tv/nje-pjese-e-bibliotekes-ervin-szabo-ne-budapest-merr-emrin-e-ibrahim-rugoves/Një pjesë e bibliotekës “Ervin Szabó” në Budapest merr emrin e Ibrahim Rugovës – Klan Kosova

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në inaugurimin e një pjese të bibliotekës “Ervin Szabó” me emrin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Budapest.

Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se trashëgimia e “Atit themeltar të Republikës”, presidentit Ibrahim Rugova nuk i përket vetëm Kosovës, por të gjithë atyre që besojnë në fuqinë e së drejtës dhe në idealin e lirisë.

“Prandaj, sot në Budapest, bashkë me miq të Presidentit Rugova e miq të rinj të Kosovës, inauguruam një pjesë të bibliotekës ‘Ervin Szabó’ me emrin e Presidentit historik, si shenjë e përhershme kujtese për vizionin e arkitektit të pavarësisë, i cili me përkushtim i udhëhoqi popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë”, ka pohuar Osmani. /Klankosova.tv

The post Një pjesë e bibliotekës “Ervin Szabó” në Budapest merr emrin e Ibrahim Rugovës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT