Një person u gjet i vdekur në një restorant në Malishevë

Një person u gjet i vdekur në një restorant në Malishevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Malishevë.

Një person është gjetur pa shenja jete në një restorant atje.

Lidhur me rastin tragjik detaje për Klankosova.tv kanë dhënë nga policia.

“Sot rreth orës 14:10, është gjetur pa shenja jete një person mashkull i moshës madhore në një restorant në rrugën “Avdyl Krasniqi” në Malishevë. Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, kanë deklaruar nga policia.

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko ligjor.

Aktualisht jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.

The post Një person u gjet i vdekur në një restorant në Malishevë appeared first on Klan Kosova.