Një person rrëzohet në vendin e punës në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një person rrëzohet në vendin e punës në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi që dyshohet se është rrëzuar derisa ishte në vendin e punës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:00, në Prishtinë.


Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi që dyshohet se është rrëzuar derisa ishte në vendin e punës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/