Një incident raportohet të ketë ndodhur sot në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë.
Në videon që ka mbërritur në redaksinë e Klankosova.tv, një person shihet i zemëruar duke ia mësyrë shoferit të automjetit për pastrimin e borës.
Sipas lexuesit të Klan Kosovës, personi afër tij ishte munduar ta qetësonte dhe e mbante “në mënyrë që ai të mos sulmonte”.
“Ky tipi po i vërsulet shoferit të automjetit që pastron borën. Pati përplasje me të, bërtiste shumë, në mes të shiritit e kishte ndalë veturën”, thotë dëshmitari në fjalë.


